Zusi: Ata që abuzojnë me çmimet duhet të futen në burg dhe t’u konfiskohet biznesi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish zv. Ministri i Bujqësisë Alban Zusi u shpreh se nëse ka biznesmenë që kanë abuzuar ata duhen gjykuar dhe duhet t’u sekuestrohen bizneset

Sipas tij, nëse protestat vazhdojnë nga djemtë e rinj dhe digjet vendit, atëherë të gjithë bizneset nuk do të rrinë më këtu. 

Zusi: Nëse ka biznesmenë që kanë abuzuar ata duhen gjykuar dhe duhet t’u sekuestrohen bizneset. Ajo që më tremb më shumë është se nëse ata djem vazhdojnë historinë atje dhe ky vend digjet, çfarë do të ndodhë? Do të qëndrojmë më këtu? Ky vend shkretohet sepse nuk ka biznesmen që rri më këtu.

Ky është problemi më i madh dhe nëse ka biznesmenë që duan të vënë dhjamë me këtë situatë duhet të shkojnë para drejtësisë, e duhet t’i konfiskohen pasuritë. Sepse të qenit biznesmen nuk do të thotë të jesh aset social i një vendi, nuk je vetëm për të mbushur xhepat.