Soko: Qeveria të bëjë shkurtime në investime, nuk reflektohet në çmimin e naftës ulja në bursë
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se qeveria duhet të kontrollojë dhe menaxhojë shpenzimet në kohë krizë.
Sipas tij, qeveria duhet të marrë para nga projekte shumë të shtrenjta duke i alokuar te qytetarët dhe përballimi i krizave.
Soko: Në administrimin e parave publike ka një qasje për shpenzimet dhe të ardhurat. Në kohë krizash ne bëjmë një ridemensionim të tyre sepse kemi një problem me produktet sensitive. Qeveria duhet të shkëputet pak nga shpenzimet që kryen. Këtë gjë e kanë bërë në vende si Maqedonia dhe janë ndërprerë di projekte dhe këto para po i alokon tek njerëzit. Matematika është e thjeshtë dhe është çështje vullneti. A ka vullneti për këtë gjë? Ne diskutojmë për projekte shumë të shtrenjta që ne blejmë me paranë publike. Tani këto a mund t’i presim pak dhe të heqim paratë që t’ua lëmë qytetarëve.
Kjo bëhet duke reduktuar taksat nga mallrat si gazi, nafta dhe produktet e shportës. Pra kjo është matematika këtu. Rama doli dhe tha se rezerva e naftës është në një zonë pa taksa dhe nuk është zhdoganuar akoma. Ajo zhdoganohet kur shkon autoboti dhe e çon naftën te karburanti. Prandaj reflektohet menjëherë sepse ai që shet atje e shet me çmimin e bursës së ditës. U ul citimi i naftës në bursë gjë e cila duhej reflektuar edhe sot te karburantet. Duhet të kishim një çmim më të lirë se këto 3 ditë. Pse kur rritet çmimi në bursa këtu shkoi me 25o lekë, ndërsa tani që është më lirë, nuk ndodh ulja.
Soko shtoi se vendi ynë kemi pasur kompani që shisnin diesel, madje dhe e çonin edhe në Kosovë, që prodhohej nga rafineria.
Soko: Duhet të ketë një proporcion në rritjen dhe uljen e çmimit. E tha vetë kryeministri këtë gjë. Ne kemi pasur kompani që shisnin diesel, madje dhe e çonin edhe në Kosovë. Ndoshta këtë nuk e di Rama. Rafineria shqiptare prodhonte diesel deri pak ditësh. Nuk diskutohet që te nafta ka abuzimi. Nuk është nevoja që ta shohim nga shtëpia, por duhet të veprojnë organet ligjzbatuese.

