Protesta në Shkodër, Spahia dënon sjelljen e policisë ndaj qytetarëve: Të lirohen protestuesit

Kryebashkiaku Bardh Spahia, dënon me forcën sjelljen e policisë ndaj protestës që u zhvillua ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Spahia i bën thirrje policisë së shtetit të lirojë protestuesit të cilët janë shoqëruar në mënyrë flagrante nga Policia e Shkodrës.

Postimi i plotë:

Shkodra në shesh kundër abuzimit të qeverisë me cmimin e karburanteve.

Respekt dhe mirënjohje ndaj çdo shkodrani që iu përgjigj thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar për të drejtat e tyre.

Shkodra nuk pranon “pushtetin” e dhunës dhe të vjedhjes. Çmimi i naftës dhe produkteve të përditshme janë dëshmi e keqqeverisjes.

Dënoj me forcë sjelljen e policisë ndaj protestës paqësore.

I bëj thirrje policisë së shtetit, të lirojë protestuesit të cilët janë shoqëruar në mënyrë flagrante nga Policia e Shkodrës.

Ndalni terrorin ndaj protestuesve të lirë.