Tola: Barra fiskale 60 % te çmimi i karburanteve, i faturohen kostot e bursave direkt konsumatorit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Igli Tola pedagog i ekonomisë, u shpreh se barra fiskale është 60 % te çmimi i karburanteve.

Sipas tij, të bësh hidrokarbure sot në treg qenka gjëja më e lehtë sepse nuk ka asnjë risk, ti ia faturon kostot e bursave direkt konsumatorit

Tola: Barra fiskale është 60 % te çmimi i karburanteve. Absurdi i madh thuhet s epo lëviz çmimi s epo lëviz në bursë. Atëherë çmimi në bursë ka rënë, ashtu sikurse ishte para krizës. Pse nuk po ulet çmimi. Këta thonin se presin që të hapet bursa e Tokyos që të shohin se sa ndryshojë çmimi.

Kush janë këta njerëz që parashikojnë se çfarë do të ndodhë. Të bësh hidrokarbure sot në treg qenka gjëja më e lehtë sepse nuk ka asnjë risk, ti ia faturon kostot e bursave direkt konsumatorit. Atëherë pse të mos merremi të gjithë me hidrokarbure kur nuk ka risqe.