Shtrenjtimi i jetesës nxori në rrugë edhe qytetarët e fermerët e Bilishtit

Dhjetra banorë të Bilishtit dhe fshatra të Devollit protestuan për çmimin e naftës dhe rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Protesta u mbajt në qëndër të qytetit. Pjesë e protestës ishin edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thanë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë.

Protesta u mbikqyr në distancë edhe nga policia.