Alibeaj: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve, 60% e çmimit të karburantit janë taksa

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka bërë thirrje të ndalet dhuna e policisë ndaj qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Në një postim në facebook, Alibeaj flet për rritje abuzive të çmimit të kaburantit duke deklaruar se 60% e çmimit është taksa.

Alibeaj: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve.

Për gati 4 orë qytetarët protestuan dhe bllokuan disa nga akset kryesore në kryeqytet. Nuk pati akte të dhunshme veç bllokimit të rrugës.

Policia shoqëroi në komisariatet 1,2 dhe 3 me dhjetëera protestues.