Zusi: Turp i madh të diskutohet buka e gojës, Hoxha: Fermerët shqiptarë në disavantazh

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Alban Zusi u shpreh se nuk ka turp më të madh të diskutohet buka e gojës.

Ndërsa Donjaldo Hoxha, nga Industria e Përpunimit të qumështit tha se në krahasim me rajonin fermerët shqiptarë janë në disavantazh.

Zusi: Nuk ka turp më të madh të diskutohet buka e gojës. Të taksosh ushqimin e njerëzve që jetojnë me 1 dollarë 20% kjo është shumë e rëndë. Paratë nuk janë rikthyer atje ku duhet.

Hoxha: Skemat mbështetëse nuk kanë qëndrueshmëri, nuk nxisin prodhimin. Nuk ka subvencion për prodhim, por për krerë. Nëse fermerët nuk do të mbështeten ata do të heqin dorë. Në krahasim me rajonin fermerët shqiptarë janë në disavantazh.