Zusi: Po shkojmë drejt bllokimit të ekonomisë, çdo ditë njoftime për rritjen e çmimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 21:28
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish zv. Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi u shpreh se mund të shkohet drejt një bllokimi total të ekonomisë.
Sipas tij, bizneset prodhuese janë në situatë shumë të keqe, pasi marrin çdo ditë njoftime për rritjen e çmimeve.
Alban Zusi: Mund të shkojmë drejt një bllokimi total të ekonomisë. Në 6 muaj mund të kishim punuar për të zbutur efektet e krizës. Bizneset prodhuese janë në situatë shumë të keqe. Marrim çdo ditë njoftime për rritjen e çmimeve. Nëse do të mbyllen dyert e bizneseve përplasja sociale do të jetë e pashmangshme.

