"S'më besohet që protestoj për bukë", Shkodra mbushi rrugët kundër rritjes së çmimeve
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 22:54
Rritja e çmimit të produkteve ushqimore dhe karburanteve nxori në rrugë pasditen e sotme qindra qytetarë shkodranë.
Pasi tubuan para bashkisë ata marshuan nëpër qytet duke bllokuar rrugën.
Policia ndërhyri për ti shpërndarë.
"Mbani distancën u bëri thirrje një qytetar".
Nuk u shënua asnjë incident.
