Hoxha: Duhet ndërhyrje që të mos përkeqësohemi, paguajmë më shumë për gazin e naftën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Donjaldo Hoxha, nga Industria e Përpunimit të qumështit tha se duhet ndërhyrje që të situata të mos përkeqësohet.

Ndërsa ish zv. Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi u shpreh se rritja e vajit, orizit dhe drithërave po ndodh sepse nuk është Ukraina në treg.

Donjaldo Hoxha: Duhet ndërhyrje që të mos përkeqësohemi. Duhet ndërhyrje e menjëhershme. Kostot e fermerëve janë shtuar. Paguajnë më shumë për gazin, naftën e energjinë. Nga korriku duhet të paguhet akcizë për gazin 6 lekë për litër. Rajoni subvencionon fermerët duke u ulur atyre kostot.

Zusi: Rritja e vajit, orizit dhe drithërave po ndodh sepse nuk është Ukraina në treg. Nëse nuk ndërhyhet fabrikat ku janë investuar miliona euro rrezikojnë të mbyllen.