Protesta kundër rritjes çmimeve, shoqërohen në komisariat disa persona në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 21:07
Pas protestës kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore në Shkodër, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.
Ora News, mëson se mes të shoqëruarve ka edhe aktivistë të shoqërisë civile. Ato janë marrë në pyetje mbi organizimin e protestës që u shoqërua edhe me bllokim rrugës në qytet.
Ditën e sotme në të gjithë qytetet e vendit pati protesta kundër rritjes së çmimit të naftës. Qytetarët kërkojnë nga qeveria që të ulë shtrenjtimin e çmimeve pasi janë të papërballueshme për qytetarët.
