Ju flet Moska - Pse qeveria ka përgjegjësi që nafta të shitet me markë të garantuar prodhimi
Pse qeveria ka përgjegjësi që nafta të shitet me markë të garantuar prodhimi ioshte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora.
Myftaraj: Rama tha se jemi në ekonominë e tregut të lirë dhe çmimi i cakton tregu,. Pro në fakt qeveria ka një përgjegjësi që nafta të shitet me një markë të garantuar prodhimi.
Ne kemi një ligj në fuqi qysh nga koha e qeverisë Majko. Ky është ligji për përpunimin dhe transportin e tregtimin e naftës dhe gazit. Ky është një ligj i mirë.
Ne e blejmë naftën ne bursat ndërkombëtare tek brokersat që janë përfaqësues të kompanive të naftës. Kompanitë e shitjes në Shqipëri kanë përfaqësuesit e tij në bursë dhe atje e blejnë.
Qytetari nuk e di markën e naftës që blen, por e di qeveria. Kjo gjë e duhet të jetë e ekspozuar me logo dhe të përputhet me produktin. Markën e ka rafineria.

