Komisioni i Rithemelimit të PD-së shtyn për në 30 prill mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për në në datën 30 prill, të njoftuar më herët pas punimeve të 11 dhjetorit.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së bën me dije të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale.

“Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtëpisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi: Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve, Të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve. Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.”