Salianji kundër Bashës: Të ikë! Po lufton kundër demokratëve, të shohë realitetin me sy

Edhe deputeti Ervin Salianji i kërkon Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga kreu i PD.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Salianji, tha se Basha duhet ta shohë realitetin me sy ndërsa shton se nuk mund të marrë zvarrë të ardhmen.

Sipas tij lufta e tij është ndaj demokratëve ndërsa shton se PD është aset kombëtar dhe jo personal.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët

Pas humbjes së thellë së PD në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Bashës i kanë kërkuar që të largohet edhe Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka.