Hetimi i incineratorëve, Kuvendi miraton raportin e PS, i Tabakut nuk merr votat as të opozitës

Hetimi i incineratorëve, Kuvendi miraton raportin e PS, i Tabakut nuk merr

Kuvendi votoi sot dy raportet e PD dhe PS të komisionit hetimor për incineratorët.

Me 76 vota pro, Kuvendit miratoi raportin e  PS.

Ndërkohë me 84 vota kundër, 27 pro, asnjë abstenim dhe 4 vota të pavlefshme u rrëzua raporti i PD.

Nga numri i votave kundër vihet re se edhe opozita ka votuar kundër raportit të Tabakut.

Hetimi i incineratorëve, Kuvendi miraton raportin e PS, i Tabakut nuk merr

Gjatë diskutimeve para votimit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar Jorida Tabakun sot në seancën plenare, e cila tha se raporti i Komisionit Hetimor për mbetjet ishte 40 faqe.

Balla tha se sapo Kuvendi ta miratojë raportin e PS, ky dokument i duhet vendosur në dispozicion të gjitha organeve të tjera.

“Znj. Tabaku më fal, por pse gënjen? Sapo thatë që raporti i Komisionit htimor është 40 faqe. E kanë të gjithë përpara dhe po ti numërosh janë 88 faqe nuk janë 40. Tani o është sëmundje ngjitëse kjo puna e sa është ora. Edhe kur e pyet Lulin sa është ora të gënjen.Tani kur gënjen edhe për numrin e faqeve të raportit, sepse nuk gënjeve për një apo dy faqe, por i hoqe gjysmën.Tani kur gënjen edhe për këtë si ka mundësi që duhet të të besojmë për gjithë këtë histori që do mbahet mend si Komisioni Hetimor “Duam Plehrat Tona”.Ngritët një komision ku kërkoni na ktheni plehrat, ku janë plehrat, nuk rrini dot pa plehrat. Natyrshëm që ajo shprehja ‘u mbars mali dhe polli një mi’ është edhe tek raporti që ju gjoja keni paraqitur. Duhet ta ndajmë këtë, Kuvendi do të dalë me një raport, ai që do të miratojë Kuvendi sot.

Në këtë këndvështrim duhet të jetë e qartë që ka ardhur koha që të ndryshojë ligji për komisionet hetimore. Nuk ndodh që Kryetari i Komisionit është Prokurori që pret fletë arreste. Nuk është e shkruar askund kjo dhe nuk ekziston. Ndërkohë që Kryetari i Komisionit duhet të jetë i pari që të respektojë parimet e prezymimit të pafajësisë, të mos intimidimit të dëshmitarëve dhe e shumë e shumë thyerjeve të tjera të normës parlamentare që ndodhën gjatë këtij komisioni”, deklaroi Balla.

Ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i kërkoi SPAK të hetojë 'aferën e incineratorëve'. Tabaku tha se të gjithë personat që kanë firmosur për këtë 'aferë janë grup i strukturuar kriminal'.

"Buxheti i shtetit ndodhet në një risk të paprecedentë për shkak të vendimeve korruptive. Kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur fatura të fryra për impiantin. Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit me çelësa në dorë 12 mln janë zhdoganuar 4.5 mln euro dhe 7 mln euro. Kush është përgjegjës për këtë? Janë 23.4 mln euro transferta kapitali nga jashtë. Janë krijuar kompani fiktive që kanë mashtruar me tvsh. 37.8 mln euro janë këto fatura fiktive.

I kam kërkuar organit të akuzës të marrë masa kundrejt atyre që kanë pastruar para. Parlamenti ka për detyrë t'ja vendosë faturat dhe librat e shit-blerjes në dispozicion të prokurorisë. Janë marrë kontratat koncensionare dhe janë përdorur si kapital në bankë. Të gjithë e kanë para syve se çfarë ka ndodhur me këtë aferë dhe çdo person që ka firmosur për çdo procedurë, quhet grup i strukturuar kriminal. Kur SPAK të flasë, besoj se qytetarët do gjejnë qetësi", tha ajo.