Rëndohet bilanci, shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë-Milot, ndërron jetë 34-vjeçarja

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur pas pas mesnate, më 6 mars në rrugën Fushë Krujë- Milot.

Rudina Haka, 34-vjeç nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodh rreth 15 minuta pas mesnatës së shtunë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Viktima mbetën çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç, këngëtar i muzikës popullore dhe Almeina Karaj, 16 vjeç.

Në datën 4 mars dy të rinjtë kishin festuar fejesën, e cila për fat të keq u kthye në tragjedi nga kjo ngjarje e rëndë rrugore.

Nga përplasja e fortë mes dy automjeteve humbi jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë, shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

Policia ka bërë të ditur se në momentin e aksidentit dy mjetet po lëviznin me të paktën 100 kilometër në orë, ndërkohë që shpejtësia e lartë, terreni i rrëshqitshëm dhe parakalimi i gabuar dyshohen si shkaqe të aksidentit.