Kandidati i PS për bashkinë e Dibrës nuk votoi dot për veten

Kandidati për bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, nuk ka ushtruar dot të drejtën  për ti dhënë vetes një votë në zgjedhjet e sotme.

Ai i ishte drejtuar gjykatës për të bërë shpërnguljen e pasaportizimit por kërkesa i është refuzuar nga gjykata.

Deri në orën 13:25 pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e ulët. Vetëm 20% e zgjedhësve kanë votuar.

Qendrat e Votimit janë të hapura deri në orën 7.

Për Bashkinë e Dibrës kandidojnë Rahim Spahiu i PS, Luan Haka i PD dhe Premtim Kryemadhi nga Shtëpia e Lirisë.