Testi i 6 marsit, Baçi: Pjesëmarrja e ulët favorizon mazhorancën, PD u fut e ndarë, shanset për marrëveshje zero
Analisti Agim Baçi, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen në 6 bashkitë e vendit.
Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Sebastian Zonja, u shpreh se pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje favorizon mazhorancën që sipas tij ka qenë e pashqetësuar për këtë proces.
Ndër të tjera ai tha se qytetarët janë të prirur që të votojnë partinë që është në pushtet, pasi nuk shihen si zgjedhje vendimtare për qytetarët.
Agim Baçi: Zgjedhjet e pjesshme kushdo qofshin ato i përkasin pushtetit. Njerëzit janë të prirur të votojnë ata që janë në pushtet. Pjesëmarrja e ulët i favorizon më shumë. Më të favorizuar nga mospjesëmarrja është e interesuar mashoranca. Mbetet për t’u parë vetëm Shkodra. Sot edhe sikur të ishte moti me diell nuk do të kishte shumë pjesëmarrje. Këto zgjedhje nuk shihen shumë vendimtare nga qytetarët. Këto zgjedhje janë dominuar më shumë nga beteja midis Bashës dhe Berishës. Mazhoranca duket e pashqetësuar, ka dalë në fushatë vetëm ditët e fundit.
Baçi shprehet se në këto zgjedhje Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë futur të ndarë, ndërsa shprehet se mundësitë që këto të dy të bien dakord që të futen së bashku në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, janë zero.
Agim Baçi: Këtu fshihet një e vërtetët, për fatin tonë të keq kemi dy opozita. Edhe pas zgjedhjeve këtë shikojë, do të ashpërsohet më shumë debate dhe nuk shoh që të ketë një mundësi që të ketë një marrëveshje mes tyre. Nuk shoh asnjë shans as nga Berisha as nga Basha që të ulen dhe të bisedojnë që vitin tjetër të shkojnë bashkë në zgjedhje.
Demokracia në vendin tonë është në një pikëpyetje shumë të madhe. Këtu pushteti ka përdorur çdo lloj resursi që të vijë në pushtet. Sot nuk do presim më shumë.
