Zgjedhjet e 6 Marsit, Demalia: Ramës I intereson të marrë Shkodrën. Berisha po bën lojë të pisët me LSI kundër PD së SHQUP
Opinionisti Ilir Demalia në një intervistë me Skype bën një analizë politike të zgjedhjeve të pjeshme vendore që po mbahen në 6 bashkitë e Shqipërisë.
“Shkodra është bastion i demokratëve dhe Ramës do i interesonte ta thyente këtë bastion dhe besoj se Rama do të ishte i gatshëm të linte bashkitë e tjera e të merrte Shkodrën” analizon Demalia.
Ndalet dhe tek përballja Berisha – Basha.
“Në një situatë tjetër këto zgjedhje nuk do të kishin një rëndësi të tillë por ndarja e Berishës krijoi një konflikt të brendshëm. Loja e Berishës për tu bashkuar me LSI-në dhe kundërvënë Bashës është lojë shumë perverse e doktorit. Këtej pretendon të hyjë në garë me SHQUP dhe është bashkuar me LSI për të dalë nesër të thotë që ne morëm më shumë vota dhe zotërojmë PD-në. Nuk është votë e pastër. Kjo nuk do të thotë që foltorja ka më shumë vota” argumenton ai.
Demalia beson se nëse politika në Shqipëri do të ishte tjetër këto zgjedhje nuk do të përbënin një rëndësi kaq të madhe.
“Fatkeqësisht në Shqipëri kanë munguar dhe mungojnë elitat që hyjnë në politikë për bërë e lënë diçka në politikë. Të gjithë banditë politikë, merr shih pasuritë e tyre. Ata kanë ardhur për të mbushur xhepat e tyre. Nga pabrekë sot janë bërë milionerë. Situata është tepër e rëndë dhe fakti që njerëzit ikin do të thotë kanë humbur besimin dhe nuk kanë më ndërgjegje për të krijuar revoltë në Shqipëri dhe jemi në këtë gjëndje ku zihemi, kacafytemi e bëjmë lajm për bashkinë Rrogozhinë e Vorë” thotë Demalia gjatë intervistës dhënë gazetarit Sebastian Zonja në Ora News.