Mesazhi i Kim: Votuesit të shprehin lirisht vullnetin e tyre pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 13:32
Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Ambasadorja Yuri Kim ishte në Durrës.
"Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues".
Kim shpreson që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
"Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera".
