Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Janë zëvendësuar 15 pajisje elektronike, identifikim elektronik ka pasur në 99 % të qendrave të votimit
Nënkomisionerja shtetërore për zgjedhjet Lealba Pelinku, ka dhënë informacion në lidhje me procesin zgjedhor në 6 bashkitë e vendit.
Në një deklaratë për mediat ajo bëri me dije se kanë pasur probleme në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të motit të keq, ndërsa ka shtuar se probleme me pajisjet e identifikimit ka pasur edhe në një qendër në Durrës dhe një në Dibër.
Ndër të tja ajo tha se janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë si duhet përsa i përket video-kamerave.
“Na ndajnë 2 orë nga mbyllja e votimit në 6 bashkitë. Përdorimi i teknologjisë për identifikimin elektronik bëhet fjalë bëhet fjalë për një mbyllje 99 % të qendrave të votimit. Për problematikat që lidhen me vështirësitë që ka krijuar moti në Shkodër bëhet fjalë për 3 qendra votimi që ka qenë e pamundur pajisja e identifikimit. Kemi një qendër në Durrës dhe Dibër që janë bërë me dije në orën 07:00 sot dhe ka qenë e pamundur zëvendësimi i operatorit. Kemi pasur edhe dy qendra votimi ku procesi ka nisur me pajisjen PEI dhe më pas është vazhdar manualisht. Bëhet fjalë vetëm për dy qendra votimi ku nuk është arritur të bëhet zëvendësi. Në një rast nuk ka respektuar afatin prej dy orësh për zëvendësimin e pajisjes dhe është vendosur në kalimin manual. Kanë qenë 15 pajisje PEI që janë zëvendësuar pasi kanë shfaqur probleme. Votimi elektronik ka ecur në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk kemi dyshim që edhe numërimi do të kryhet në qendrat e votimit dhe do të raportohet si rezultat paraprak në KQZ”, tha ajo.
