Ulen infektimet nga Covid-19, 78 raste të reja, 3 viktima dhe 46 pacientë në spitale

Tre viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur që t'i mbijetojnë Covid-19  një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Ndërkohë mësohet se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 33 raste, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore           78
Të shëruar në 24 orë        114
Të shtruar në spitale         46
Humbje jete në 24 orë        3
Testime ditore                   1,146


Testime totale               1,752,127
Raste pozitive                 272,210
Raste të shëruara           267,197
Raste Aktive                       1,531
Humbje jete                         3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              431
Fier                   276
Lezhë               189
Elbasan           113
Vlorë                104
Kukës              102
Berat                99
Shkodër            86
Gjirokastër       63
Korçë                45
Durrës               19
Dibër                  4