Pishmani i ngelur si kryetare bashkie në Shkodër? Ja si përgjigjet Voltana Ademi pasi votoi

Kryebashkiakja aktuale, Voltana Ademi, pasi ka hedhur votën në kuti, ka dalë në një deklaratë për mediat,  ku dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë dhe të votojnë.

Voltana Ademi: Unë votova ushtova të drejtën time për të votuar në zgjedhjet vendore. Dua të bëj thirrje të gjithëve atyre që nuk kanë votuar. Të votojnë me vullnetin e vet  të lirë, duke ushtruar një të drejtë kushtetuese, atë që është e zgjedhjeve për kryetar bashkie.

Kjo është një mundësi që na jepet të gjithëve na jepet, prandaj duke ushtruar këtë të drejtë marrim një vendimarrje të rëndësishme për qytetin tonë.

E pyetur se ai ka ngelur ndonjë gjë pishman, duke qenë se janë ditët e fundit si kryebashkiake e Shkodrës, Ademi u shpreh se është e lumtur se qytetarëve po u jepet e drejta për të votuar.

Pyetje: A ka diçka që ju ka ngelur pishman, duke qenë se janë ditët e fundit si kryetare Bashkie?

Voltana Ademi: Sot jam e kënaqur që të gjithë qytetarët e Shkodrës, të gjithë banorët e Shkodrës, më në fund u jepet mundësia të drejtën e vet për të ushtruar të drejtën e vet në zgjedhje. Pishmani është se përse kjo nuk ka ndodhur më para.