Zgjedhjet e 6 marsit test më i rëndësishëm për Berishën apo për Bashën? Ja si përgjigjet Baçi
Analisti Agim Baçi, në një intervistë për Ora News, është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit është një test i rëndësishëm se ku do të shkojë opozita.
Pyetje: Test më i rëndësishëm për Berishën apo për Bashën?
Agim Baçi: Është testi i rëndësishëm se ku do të shkojë opozita, çfarë drejtimi do të marrë. A do të gjejë mënyrën që të zgjojë shqiptarët dhe të bëhet e besueshme që të jetë ajo lidershipi në të ardhmen, kjo është pikëpyetje.
Ai ka komentuar ndjekjen e procesit zgjedhor në Durrës nga ambasadorja amerikane Yuri Kim duke thënë:
Durrësi ka rëndësi specifike sepse është një qytete kyq në Shqipëri, por edhe për atë lloj lajmi që ka bërë vitet e fundit, ku trafiqet, kanë zënë vend shumë të fuqishëm në këtë qytete. Duhet të kemi shumë vëmendje. Nuk do të presim thjesht se çfarë mesazhi do të jap ambasadorja amerikane apo tjerë, por qytetarët do të shqetësohen.
Ndër të tjera ai tha se ëndrra e Edi Ramës, ishte të shihte opozitën e ndarë.
