Baçi: Komisionerët e grupimit Basha-PS janë bërë bashkë në Lushnje, thirrje Prokurorisë të nisë hetimet

Përfaqësuesi i "Shtëpisë së Lirisë", Luan Baçi në një deklaratë për mediet nga Lushnja ku po votohet për kryetarin e ri të bashkisë denoncoi problematikat gjatë procesit të votimit. 

Zoti Baçi tha se komisionerit të "Shtëpisë së Lirisë" nuk i ishte përcaktuar vendi i duhur në Komisionin e votimit, pasi sipas tij komisionerët e PD dhe PS  janë bërë bashkë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme kishin zënë të gjitha vendet e komisionerëve. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet në lidhje me problematikat e denoncuara në mënyrë që mos lejohet "bërja pis" e procesit zgjedhor.

Baçi: Po vazhdon një administratë e bashkisë, e gjitha në dispozicion në kundërshtim me ligjin duke qëndruar para qendrave të votimit në distanca jo të lejuara nga ligji duke intimiduar qytetarët me lista nëpër duar dhe duke orientuar se ku duhet të votojnë. Në shumë qendra votimit, komisionerët të bërë bashkë dy palët e komisionit të grupimit Basha dhe të PS, janë bërë bashkë dhe kanë zënë gjithë vendet e komisionerëve. Komisioneri i "Shtëpisë së Lirisë" i kandidatit kryesor, pretendent zotit Bano nuk i kanë përcaktuar vendin e duhur në Komisionin e votimit.

Kjo ka qenë një sjellje e ndërgjegjshme e këtyre komisionerëve të bërë 2 palët bashkë.

Edhe në njësi të tjera vendore kemi situata të tilla, por të pa faktuara. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për këto fakte që ne i kemi bërë publike në media dhe i garantojmë që do denoncojmë në kohë reale në çdo qendër votimit, për mos lejuar bërjen pis e këtij procesi zgjedhor.