Vora "fut në sherr" PD dhe Shtëpinë e Lirisë, Noka: Bravën e kanë braktisur, nuk është faji jonë që nuk gjen dot komisionerë
Përfaqësuesi i "Shtëpisë së Lirisë", Flamur Noka nga Vora i bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të ushtrojë të drejtën e votës. Deputeti Noka u shpreh se pjesëmarrja në votime është pjesëmarrje në vendimmarrje.
Noka: Jam këtu në cilësinë e deputetit të zonës, t'ju bëj thirrje gjithë banorëve të bashkisë Vorë për të ushtruar të drejtën e tyre, të drejtën e votës si pushteti që i takon qytetarëve. Sot është dita që çdo banor i Vorës të vendosë për fatin e tij, të vendosë për qytetin e tij ndaj e shfrytëzoj këtë moment për një apel, dilni në votime! Pjesëmarrja në votime është pjesëmarrje në vendimmarrje për fatin tuaj dhe për bashkinë tuaj.
Mos paraqitja e 22 komisionerëve në 20 qendrat e votimit në bashkinë e Vorës u kthye në mollë sherri mes Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partisë Socialiste.
Nëkryetarja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se mospërfaqësimi i PD-së në këto komisione është për shkak të komisionerëve të PS dhe LSI që kanë bashkuar votat kundër në komisione. Flamur Noka tha se Lulzim Basha është braktisur nga demokratët dhe nuk është faji i "Shtëpisë së Lirisë" që ai nuk gjen dot komisionerë.
Noka: Duhet të mos kesh fytyrë, duhet që të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh, duhet të jesh përfaqësues i Bravës që pasi t'ia lësh gjithë procesin e administrimit zgjedhor me marrëveshje Edi Ramës, ët dalësh dhe të akuzosh "Shtëpinë e Lirisë" e cila ëprfaqëson demokratët dhe që konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik dhe të detyrueshëm ligjor. Vetëm pafytyrësia e atyre që e thonë këtë mund të artikulojë të tilla gjëra. Asnëj nuk mund ta pranojë që "Shtëpia e Lirisë" është pjesë e atyre që përfaqësuesit e bravës thonë. Sot çdo banor i Vorës e di që ka 24 orë që përfaqësuesit e Bravës nuk kanë sjellë përfaqësues në Komision. Mendoni në çfarë mjerimi janë, nuk gjejnë dot komisionerë dhe pastaj thonë duam vota. Nuk është faji i "Shtëpisë së Lirisë" pse gjithë demokratët janë të "Shtëpia e Lirisë" se Bravën e kanë braktisur të gjithë banorët. Faji është i shoqatës së Bravave, ndaj dhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të merrni pjesë në votime.
