Pjesëmarrje e ulët deri në orën 16:00, vetëm 30% e qytetarëve kanë votuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 16:46
Ndërsa qytetarët e 6 bashkive në vend i janë drejtuar qendrave të votimit qysh në orën 07:00, vihet re se deri më tani ka një pjesëmarrje të ulët.
Kështu, deri në orën 16:00, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë pjesëmarrja qytetare nuk shkon më shumë se sa 37%.
Konkretisht në Dibër pjesëmarrja është 37.06%, në Durrës 21.5%, në Lushnje 31.16%, në Rrogozhinë 26.31% dhe në Vorë 34.31%.
Shqiptarët në këto 6 bashki votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, ndërkohë në zona janë hasur vështirësi për shkak të dëborës.


