Incidentet në Durrës, kandidatja për kryetare Bashkie nuk voton për 1 orë e gjysmë, arsyeja

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë gazetari Isa Myzyraj, bën me dije se në qytetin e Durrësit ka pasur disa problematika që lidhen me identifikimin biometrik.

Mësohet se kandidatja për kryetare bashkie e PS, Emirjana Sako nuk ka mundur të votojë për rreth 1 orë e gjysmë, pasi qendra në të cilën ajo do të votonte ka pasur probleme me identifikimin.

Është dashur ardhja e ekspertëve të Tiranës, për të vënë në funksion, pajisjet.

Dy incidente të tjera  kanë ndodhur në Bashkinë e Durrësit, ku ka ndodhur përplasje e dy grupeve. Mes PD dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë dhe mes kësaj të fundit me PS.

Shtëpia e Lirisë e ka akuzuar PS për presion ndaj votuesve dhe ndaj komisionerëve.