Malltezi publikon foton: Komisionerja e PS-së fotografon kartat ID të zgjedhësve
Jamarbër Malltezi denoncoi nga shkolla "Neim Babameto" në Spitallë të Durrësit fotografimin e kartave të identitetit të zgjedhësve nga komisionerja e PS-së.
Në këtë shkollë ndodhen 10 QV.
Malltezi: Jemi njoftuar nga vëzhguesit tanë se këtu bëhej identifikimi i zgjedhësve në shkollë dhe intimidimi i tyre. Kemi fografuar një zonjë. Kjo bënte fotografimin e kartave të zgjedhësve, mesa duket ishin familjarë të punojnjësve në bashki që i bënin kërcënim me vendin e punës apo presione të tjera. Kemi filmuar këtë gjë të paligjshme. Identifikimi dhe verifikimi i zgjedhësve brenda shkollës është e paligjshme. Në atë moment 20 militantëe të PS kanë vjedhur celularët dhe kanë fshirë videot, që është e paligjshme. Nuk ka pasur asnjë punonjës të policisë së shtetit. Gjithë shkolla ishte lënë në dorë të militantëve të PS dhe policët e bashkisë.
