PA KOMENT/ E mykur nga lagështira dhe e pisët, ja ku po votojnë banorët e Dukagjinit

E mykur nga lagështira, e pistë, pa pllaka dhe me një suva që në vende vende ka rënë.

Kjo është dhoma ku është ngritur Qendra e Votimit në Shalë Nicaj të Dukagjinit aty ku mbahen zgjedhjet e pjeshme vendore

Në këtë qendër për shkak të motit nuk ka pasur as energji por më pas OSHEE vuri në dispozicion gjenerator.

Përmes një postimi në facebook OSHEE informoi se ka pajisur me gjeneratorë të gjitha qendrat e mëdha të votimit dhe ato të numërimit, ndërsa vijon në terren puna e brigadave të avarisë për riparimin e defekteve si pasojë e motit të keq me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Banorët e Shal - Nicaj të Dukagjinit kur të shkojnë të votojnë të mendojnë dy herë për kandidatin që do zgjedhin që zgjedhjet e ardhshme të mos votojnë më në këtë dhomë të pisët.