Zelensky: Nëse nuk krijoni zonë ndalim-fluturimi, atëherë na jepni avionë të mbrohemi!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një video të publikuar në rrjetet sociale përsërit lutjen e tij drejtuar udhëheqësve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.
"Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë," thotë ai.
"Nëse nuk e bëni këtë, nëse nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”.
Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus të dalluar në ato qiej dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme, shkruan BBC.
Sipas tyre kjo do të përshkallëzonte më tej konfliktin dhe do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë.
