Ukrainë: Shpallet armëpushim i përkohshëm në Mariupol

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore, nga ora 10:00-21:00 me orën lokale (08:00-19:00 GMT), sipas këshillit të qytetit.

Civilët do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetin përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT).

Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u rrëzua menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve të rinovuara.

Civilët do të jenë në gjendje të evakuohen nga Mariupoli me autobusë që nisen nga tre zona në qytet duke përdorur një rrugë të pararënë dakord që përfundon në Zaporizhzhia, thonë zyrtarët.

Edhe automjetet private mund t'i bashkohen evakuimit, por u kërkohet të lëvizin pas autobusëve, në një kolonë të udhëhequr nga Kryqi i Kuq. Drejtuesit duhet të plotësojnë të gjitha vendet në makinat e tyre, thotë këshilli bashkiak.