Gjigantët amerikanë të pagesave VISA dhe MasterCard pezullojnë punën në Rusi

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimore që të shpallin zonën e ndalim fluturimit mbi Ukrainë gjatë një video konference me 300 ligjvënës amerikanë.

Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin Biden mbrëmjen e së shtunës, 5 mars.

NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë ndalimi të fluturimeve, pasi ky vendim mund t’i çonte në konflikt të armatosur me forcat ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte zonën e ndalim fluturimeve si një akt lufte.

Mëngjesin e së dielës sirenat u dëgjuan në qytetin e Polltavës i cili ndodhet midis Kievit dhe Karkivit.

Të dielën armëpushimi i përkohshëm u vendos në qytetin e Karkivit për evakuimin e civilëve dhe krijimin e korridoreve humanitare sipas marrëveshjes së negociatorëve rusë e ukrainas në 3 mars.

Gjigantët amerikanë të pagesave VISA dhe MasterCard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi lidhur me sulmin ndaj Ukrainës.

Ato njoftuan se do të ndërpresë transaksionet në ditët në vijim dhe si rrjedhojë kartat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit.

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë vendosën që të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve, të cilat sipas Kievit mund të mbahen të hënën.