10-vjeçari në Korçë konfliktohet me shokun, e plagos me mjet prerës

Një 10-vjeçar nga Korça është paraqitur në spital për mjekim i plagosur me mjet prerës.

Policia njofton se 10-vjeçari dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.