Eliminoi Federer, tenisti ukrainas i bashkohet ushtrisë: Kam një armë dhe jam gati ta përdor

Janë shumë ukrainas, yje në botën e sportit që po bashkohen me ushtrinë për të mbrojtur vendin nga agresioni rus.

Kësaj radhe është një tenist, Sergiy Stakhovsky ish numri 31 në botë në 2010 që arriti në Wimbledon të eliminonte Roger Federer ai që është bashkuar me ushtrinë ukrainase.

"E kam një armë dhe jam gati ta përdor. Putin e ka bërë shumë të thjeshtë për ukrainasit që të bashkohen me ushtrinë rezerviste sepse ai vendosi se Ukraina nuk ekziston kurrë".

Siç mësohet, Stakhovsky është regjistruar në ushtri dhe jo me një çmim të lirë sepse ka lënë gruan e tij, Anfisa, dhe fëmijët në shtëpinë e tyre në Hungari.

/Ora News/