Qyteti dorëzohet, Khersoni në duart e Putinit. Kryebashkiaku thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët
Khersonin, qyteti më i madh në jug të Ukrainës bie në duart e forcave ruse.
Ky është qyteti i parë i madh që merret nën kontroll nga forcat ruse që nga dita e pushtimit të Ukrainës 24 shkurt 2022.
“Qyteti është dorëzuar. Nuk ka asnjë ushtri ukrainase këtu” tha kryetari i bashkisë Igor Kolykhaev të mërkurën në mbrëmje citon New York Times.
Pa thënë në mënyrë eksplicite se rusët kontrollonin qytetin, kryebashkiaku Kolykhaiev tha të mërkurën mbrëma, 2 mars 2022 se "kishte vizitorë të armatosur në godinën e komitetit ekzekutiv të qytetit sot".
Kolykhaev tha se forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti dhe janë zhvendosur në zonën e Mykolaiv, një qytet në veriperëndim të Kherson.
Kherson, një qytet me 300,000 banorë që ndodhet pranë Detit të Zi, është një vend i rëndësishëm strategjik falë vendndodhjes së tij pranë bregut jugor të Ukrainës, duke i dhënë ushtrisë ruse më shumë kontroll mbi zonën ndërsa përpiqet të shtyjë pushtimin drejt qytetit port të madh të Odessa.
Rusia tha të mërkurën në mëngjes se forcat e saj morën nën kontroll Khersonin, por u mohua nga kryebashkiaku i cili tha se ushtria ukrainase vijonte të luftonte.
Kolykhayev u bëri thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët dhe publikisht u bëri thirrje civilëve që të ecin nëpër rrugë vetëm ditën.
"Skuadra ime dhe unë jemi njerëz paqësorë, nuk kishim armë, nuk kishte agresion nga ana jonë. Unë nuk u kam bërë asnjë premtim atyre. Nuk kam asgjë për të premtuar. Mua më intereson vetëm jeta normale e qytetit tonë! Thjesht kërkova të mos qëlloja njerëz. Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu! tha ai në një deklaratë.
Kolykhaiev tha se tani ka rregulla të reja në qytet, të cilat përfshijnë një shtetrrethim dhe kufizime në transportin brenda dhe jashtë qytetit.
Ai tha se një rregull tjetër ishte që “Këmbësorët ecin një nga një, maksimumi dy. Mos provokoni ushtrinë.”
Në mesazhin e tij në facebook ai përfundoi: “Le të jetë tani për tani. Flamuri mbi ne është ukrainas. Dhe për ta mbajtur atë të njëjtë, këto kërkesa do të duhet të plotësohen. Nuk mund të ofroj asgjë tjetër.”
84/ Visuals verified by The Times show Russian troops controlling a government building in Kherson, which they have surrounded, though battles could be ongoing. Mayor Igor Kolykhaev wrote that the city was “still resilient.” By @tiefenthaeler @trbrtc @bottidavid @MarcSantoraNYT pic.twitter.com/yuggSIttEb
— Evan Hill (@evanhill) March 2, 2022
