FSHF: Jemi gati të strehojmë familje të sportistëve ukrainas
Situata në Ukrainë ka solidarizuar pothuajse të gjithë Europën. Edhe në aspektin sportive, janë shumë vende që kanë reaguar duke ndihmuar në forma të ndryshme teksa edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndërmarrë një nismë të tillë.
Është zv/presidenti i FSHF, Libohova që e pranon se me kërkesë të Federatës Ukrainase do të ndihmojë në pranimin dhe strehimin në Shqipëri të familjeve të sportistëve ukrainas.
“FSHF është solidarizuar me situatën në Ukrainë dhe kemi treguar gatishmërinë për të mbajtur familjet e sportistëve të Ukrainës.
Ka ardhur kërkesë nga Federata e Ukrainës dhe ne kemi dhënë “ok” për të pranuar për t’i strehuar dhe për t’i mbajtur këto familje në Shqipëri”, deklaroi Libohova teksa lexoi këtë pike jashtë rendit të ditës në Asamblenë Zgjedhore të FSHF.
