Shtyhen Zgjedhjet për kreun e FSHF, ja kur vendos Asambleja

Ndërhyrja e politikës dhe e gjykatës edhe në futboll ka sjellë shtyrjen e zgjedhjeve të Presidentit të FSHF për në datën 15 mars.

Për shkak dhe të vendimit të pezullimit deri në mbylljen e hetimeve të nisura prej Erion Veliajt, Asambleja ka vendosur të presë.

Para takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mbajtën qëndrimin e tyre dhe konkurrentët e Armando Dukës.

Vetë Duka nënvizoi investimet e bëra në këto vite, por dhe besimin që UEFA i ka dhënë FSHF-së.

Ndaj ai kërkoi që debatet të zgjidhen brenda familjes së futbollit.

Në nisje të garës për zgjedhjen e FSHF-së, Erion Veliaj u regjistrua teksa shantazhonte delegatët, madje duke deklaruar hapur se do të përdorte dhe gjykatat e prokurorinë për të bllokuar Dukën.

Ora News përcolli gjithë dinamikën e zhvillimeve


Ora 11: 37  Shtyhen Zgjedhjet për kreun e FSHF, ja kur vendos Asambleja

Po zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ku sot duhej të ishte votuar edhe për president e gjithashtu edhe për anëtar të Komitetit Ekzekutiv por për shkak të situates së krijuar nga ndërhyrje, kontestime dhe vendime gjyqësore u mor vendimi i rëndësishëm për t’i shtyrë zgjedhjet.

Zv.presidenti i Federatës, Edvin Libohova duke lexuar edhe vendimet hodhi në votim shtyrjen për kreun e FSHF më 15 Mars.
“Kësaj Asambleje i janë paraprirë dy vendime, por ankimuesit e kanë tërhequr. Por është një tjetër ende që po shqyrtohet dhe po presim që të shfuqizohet. Në respekt të gjykatës, ju ftoj të shtyjmë zgjedhjet për datën 15 mars, ora 10:00. Ju ftoj të votojmë.”

Ora 11: 23 Shtyhen më 15 mars zgjedhjet për President dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

Ora 11:10 Zv/Presidenti i UEFA-s: Kemi parë ndërhyrje nga jashtë, shpresoj t’i lëmë pas

Zv/Presidenti i UEFA-s, perfaqesues i UEFA-s dhe aktualisht president i federates italiane

Gjej rastin të falenderoj presidentin Ceferin i cili është tepër i imepenjuar këto kohë për të ndihmuar në çdo aspekt me atë që po ndodhë në Ukrainë. Ceferin është angazhuar për të ndihmuar çdo familje, çdo lojtar që të zhvendoset nga Ukraina për t’u bashkuar me familjet e tyre. Ne jemi të angazhuar për të ndihmuar çdo familje futbolli.
Sporti nuk duhet të bëjë politikë por ne sot urojmë paqen, shpresojmë të rikthehemi në jetë normale, të ketë paqe. Mendimet tona shkojnë për ata që po vuajnë në këtë kohë famëkeqe për shkak të një konflikti. Kemi parë shumë tensione dhe ndërhyrje të jashtme në botën e sportit që ka sjellë UEFA-n shumë të vëmendshme. UEFA dërgoi një delegacion madje vet Ceferin erdhi këtu, Shpresoj që pas kësaj Asambleje të kemi hedhur gjithçka pas shpine e që nga ky konsens të kemi një shpirt solidar me të cilën të drejtohet futbolli shqiptar.

Ora 10:52 Duka në Asamblenë Zgjedhore: Të shohim përpara e jo me gjyqe

Kreu i FSHF-se Armando Duka po mban fjalimin e hapjes

"Rikthehemi në normalitet për të zhvilluar Asamblenë e Federatës së bashku pas pandemisë dhe dy viteve të vështira. Për të gjitha vështirësitë, kapërcehen me vullnet dhe qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur në kohët e fundit, kam menduar se vetëm futbolli ka rëndësi. Pavarësist gjithçkaje që ndodhë brenda dhe jashtë nesh duhet të ecim përpara. Duhet të mbyllet e shkuara e të shikojmë përpara, jo me gjyqe e vendime që janë pjesë e të shkuarës. Futbolli ka nevojë për të gjithë ne. Dua të falenderoj çdo klub, çdo trajner, çdo futbollist dhe çdo lojtarë që ka veshur fanellën e kombëtares këto vite me krenari."

Ora 10:00 Burime: Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit do shtyhet për dy javë

Burime për Ora News bëjnë me dije se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit pritet të shtyhet për dy javë.

Ora 09:52 Mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e Futbollit

Sot në orën 10:00 do të nisë Asambleja Përgjithshme e thirrur nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Në rendin e ditës ishte parashikuar të zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv por kjo nuk pritet te ndodhe.

Kjo pasi dhe vete Armand Dukës të cilit i ka përfunduar mandati ka këkuar të shtyjë këtë proces zgjedhor për shkak ngjarjeve të fundit dhe vendimeve gjyqësire por do të jetë Asambleja që do të marrë vendim.

55 anëtarë votojnë për të zgjedhur presidentin  FSHF-së.

Gazetari i Ora News Drilon Xhepollari po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në shtëpinë e futbollit shqiptar.