Miliarderi nga Zvicra pranon se po negocion blerjen e Chelsea nga Abramovich me një kusht

Tashmë nuk ka më dyshime për Roman Abramovich i cili ka vendosur që të shesë klubin e tij të cilin e kontrollon që prej vitit 2003.

Ka probleme të mëdha manjati rus me autoritetet britanike e jo vetëm pasi shihet si mbështetës i Putin dhe tanimë zyrtarisht ai pret të dëgjojë oferta konkrete.

Mësohet një nga tre blerësit e mundshëm është një miliarder nga Zvicra, Hansjorg Wyss i cili ka pranuar publikisht se po negocion me Abramovich për blerjen e klubit londinez por gjithsesi ka një kusht.

Ai do ta blinte Chelsean nëse vlera e kërkuar nga Abramovich të jetë nën 2 miliardë Euro dhe nëse 6-7 investitorë të tjerë të bashkohen në një konsorcium.

86-vjeçari, me një pasuri që vlerësohet rreth 4.3 miliardë stërlina dhe nëse gjërat shkojnë siç priten mund të bëhet dhe zotëruesi i shumices së aksioneve të klubit londinez /Ora News/