Një autogol vendos gjysmëfinalen e parë, Juve mposht 1-0 Fiorentinën (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 22:57
Një ndeshje e mirë e Fiorentinës nuk mjafton përballë Juventusit në “Artemio Franchi”. Stadiumi i tejmbushur i bëri një pritje masakruese Dusan Vlahoviç, ish sulmuesit të tyre sot me fanellën e Juves dhe si kundërshtar teksa me banderola dhe vërshëllima shënjestruan lojtarin serb në çdo moment.
Gjithsesi ndeshja ishte më e mirë për vendasit që qarkulluan dhe rrezikuan teksa Juventusi u pergjigj me force me disa raste të krijuara.
Kur në fund dukej sikur ndeshja po shkonte në një barazim 0-0, një autogol i Venuti në 92’ i jep avantazhin dhe fitoren Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë./Ora News/.
