Shpërthyes Armando Brojaaaa. Gol dhe penallti, vendos fitoren e Southampton (Video)

Armando Broja mund ta konfirmojmë se është lojtari më i rëndësishëm për Southampton. Bomberi kuqezi u la në stol në FA Cup nga trajneri i Southampton që e kursen për ndeshjen e Premier League pas 3 ditësh por shumë shpejt ai pendohet. Një super gol dhe penallti e fituar, një lojtar kyç që vendos fatin e ndeshjes për “Shenjtorët”.

Ndaj West Ham në shtëpi, Southampton po barazonte 1-1 dhe ishte në vështirësi teksa Hasenhuttl hedh në fushe Brojën që vjen si shpëtimtar.

Fillimisht ka një rast shënimi të artë e më pas në 67’ merr një penallti me forcë, me grinë ku merr zvarrë mbrojtësin Dawson.

VAR konfirmon penalltinë pasi arbitri nuk e dha teksa Prowse shënon por shihni penalltinë e fituar nga Broja.

Nuk mbaron këtu sepse Broja ka një dëshirë të madhe për të shënuar dhe arrin ta bëjë në minutat shtesë, terësisht meritë personale me një supergol Gol dhe fitore 3-1, super super Armando Broja./Ora News/.