Gol kuqezi edhe në Poloni. Ernest Muçi nderon Legian në Kupë (Video)

Jo vetëm Broja. Edhe Ernest Muçi bëhet protagonist me Legian e Varshavës. Ekipi polak në fakt është në një krizë të thellë dhe po lufton për mbijetesën si rrallë herë por sot luajti në Kupën e Polonisë, që shihet si e vetmja rrugë drejt Europës.

Përballë Gornik Lezna në shtëpi, Legia kishte titullar lojtarin tjetër shqiptar, Çelhakën teksa Muçi ishte në stol. Ekipi vendas po udhëhiqte 1-0 dhe trajneri vendosi të fuste në 57’ Muçin për të mbyllur ndeshjen dhe kështu ndodhi teksa në një kundërsulm të shpejtë sulmuesi shqiptar realizoi duke siguruar fitoren.

Ky sukses e çon Legian në gjysmëfinalen e Kupës së Polonisë ndërsa Muçi shenon golin e gjashtë sezonal në Poloni./Ora News/.