Abramovich për herë të parë pranon shitjen e Chelseat. Gati tre oferta për aksionet e klubit

Mund të ketë ardhur në fund, historia e Abramovich në krye të Chelseat. Pas 19 vjetësh në krye të klubit londinez dhe me çdo trofe të mundshëm të fituar, manjati rus shumë i kritikuar pas agresionit rus në Ukrainë, është gati të shesë Chelsean dhe kjo ndodh për herë të parë që kur erdhi në 2003.

Sipas The Telegraph, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është aktualisht nën presion për shkak të luftës në Ukrainë dhe mund të marrë tre oferta për blerjen e aksiineve deri në fundjavë për klubin që ka në pronësi që nga viti 2003.

Roman Abramovich mund të vendosë i detyruar të shesë Chelsean, kur ai ka përsëritur shpesh se nuk ka ndërmend ta bënte diçka të tillë. Pas invazionit të Ukrainës nga Rusia, miliarderi 56-vjeçar vendosi të tërhiqej nga drejtimi i bluve, përpara se të merrte pjesë në negociatat mes dy vendeve.

Sipas The Telegraph, ai mund të marrë tre oferta për blerje, identitetet e të cilave nuk janë zbuluar, deri në fund të javës teksa Chelsea siç raportohet vlerësohet 1.9 miliardë Euro në total./Ora News/.