Lukaku shënon, Chelsea kalon me vuajtje në çerekfinalen e FA Cup (Video)

Në ditën kur Abramovich pranoi zyrtarisht se Chelsea është në shitje, ekipi i tij në fushë arrin të fitojë me vuajtje në FA Cup.

Në raundin e pestë të këtij kompeticioni, blutë e Londrës kishin përballë Luton, një ekip të Championship të cilin e mposhtën me shumë vështirësi dhe me përmbysje.

Në pjesën e parë Burkedhe Cornick përmbysën për vendasit golin e Saul teksa në fraksionin e dytë më në fund shënojnë sulmuesit e bluve, Werner dhe Lukaku.

Fillimisht sulmuesi gjerman barazoi në 68’ dhe Lukaku në 78’ arrin të realizojë për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Me këtë fitore 3-2, Chelsea arrin në çerekfinalen e FA Cup./Ora News/.