Sportistët rusë ankohen te CIO: Ne viktima të një diskriminimi etnik

Komiteti Olimpik Ndërkombetar, ose CIO vendosi një ditë më parë të mos lejojë asnjë sportistë rusë apo bjellorusë në kompeticionet ndërkombëtare. Edhe aty ku këto rekomandima nuk janë të mundshme për t’u zbatuar, Federatat kanë marrë “OK” që të pranojnë atletë nga këto dy vende pa flamujt, himnin dhe simbolet e tyre.

Në një pozicion të tillë, sot u kërkua një takim mes drejtuesve të CIO dhe komisioneve të sportistëve të Komiteteve Olimpike të Federatave nga e gjithë bota por ata nga Rusia dhe Bjellorusia munguan.

Përfaqësuesit e sportistëve në Komitetin Olimpik Rus kanë vendosur njëzëri të mos marrin pjesë në takimin e sotëm për të diskutuar rekomandimet për pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare, të cilat janë miratuar dhe bërë publike më parë nga CIO. Në një deklaratë, këto rekomandime përkufizohen si diskriminim etnik në dëm të sportistëve rusë dhe bjellorusë, një sinjal i qartë se sporti ndërkombëtar po kthehet në një instrument lojërash politike bënë të ditur përfaqësuesit nga Rusia.

Tashmë në çdo aktivitet të globit, çdo Federatë e ka shumë të lehtë, që në bazë tëkëture rekomandimeve nuk është i detyruar të ftojë garues rus po bjellorusë, me këta të fundit që janë paralizuar pothuajse në çdo aspekt./Ora News/.