Zyrtare/ Roman Abramovich: Kam vendosur të shes Chelsean

Roman Abramovich thyen heshtjen dhe e bën në mënyrë të bujshme duke pranuar se po largohet nga Chelsea pas pothuajse 20 vjetësh.

Që prej 2003 në krye të klubit londinez, miliarda euro të shpenzuara dhe çdo trofe të fituar, manjati rus ka vendosur të shes klubin anglez duke e konfirmuar zyrtarisht.

“Unë kam marrë gjithmonë vendime në interesin më të mirë të klubit dhe me zemër. Unë kam marrë vendimin për të SHITUR klubin. Unë besoj se kjo është në interesi

n më të mirë të Klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”.

Është kjo deklarata e Roman Abramovich që konfirmon kështu edhe zërat se janë tre oferta mbi tryezën e tij ndërsa Chelsea vlerësohet afërisht 2 miliardë euro në total.

Kujtojmë që e gjithë kjo situate vjen për shkak të presionit të madh në Britaninë e Madhe ndaj tij pasi shihet si njeri i afërt me Putin madje është një ndër 23 oligarkët që me pasurinë dhe pushtetin e tyre ekonomik mundësojnë dhe pushtetin e Putin.

Abramovich eshte shprehur se 1 miliardë euro që ka dhënë hua për klubin nuk i kërkon mbrapsht dhe fitimin neto nga shitja do ta dhurojë për viktimat e luftës në Ukrainë. 

/Ora News/.