Cristiano Ronaldo lahet në dush “live”, numër i jashtëzakonshëm ndjekin shfaqjen!

Të kesh 400 milionë ndjekës në Instagram, mjafton të hapësh rubinetin për të patur pas vete mijëra ndjekës në kohë reale. Cristiano Ronaldo është i vetmi person në botë që ka arritur një numër të tillë ndjekësish në Instagram dhe çdo postim apo veprim i tij krijon mijëra postime, komente, reagime.

Ditët e fundit, sulmuesi i Man. United tregoi një aspekt të ditës së tij normale, teksa u fut në dush dhe e gjitha u transmetua “live” në Instagram.

Është çmenduri po ta mendosh por 670 mijë persona ndoqën direkt videon e Cristiano Ronaldos e cila në total ishte 1 minutë.

Ishte kjo e Hënë kur Ronaldo vendosi në orën 21:00 të tregonte format e tij në dush dhe mijëra komente, pëlqime dhe shpërndarje shpërthyen në rrjet e në total ishin 670 mijë persona!/Ora News/.

Cristiano Ronaldo lahet në dush “live”, numër i