Tuchel nuk duron më: Mjaft më pyetët për Abramovich dhe për luftën, nuk jam politikan (Video)

Chelsea vijon të jetë në një pozicion delikat lidhur me pozicionin e pronarit të tij, Roman Abramovich i cili duket se nuk pëlqehet më nga autoritetet britanike. Qëndrimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk garantohet më por edhe qëndrimi në krye të klubit londinez është bërë një problem.

Edhe Thomas Tuchel u shfaq i emocionuar teksa foli për luftën në Ukrainë, ku u shpreh shumë solidarizues me vendin që ndodhet nën ofensivën ruse.

Por edhe pasi foli për luftën dhe konfliktin të cilin kërkoi të përfundonte sa më shpejt ai u pyet sërish nga gazetarët lidhur me pronarin Abramovich dhe pozicionin e tij në krye të klubit, çka e bëri trajnerin gjerman të humbasë qetësinë në konferencën për shtyp.

“Dëgjo, dësho, duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan. Sinqerisht, mund ta përsëris dhe më vjen keq ta përsëris, sepse nuk kam përjetuar asnjëherë një luftë. Për të folur për këtë, ndihem keq sepse jam shumë i privilegjuar sepse unë ulem këtu i qetë... Unë bëj më të mirën që mundem, por ju duhet të mos më bëni më këto pyetje. Nuk kam përgjigje për ju”, u shpreh trajneri gjerman për insistimin që po bënin gazetarët me pyetjetet e tyre.

48-vjeçari dukej i frustruar në fund të fjalës së tij dhe zyrtari i shtypit i Chelseat kërkoi që pyetjet e mbetura të ishin në ndeshjen e nesërme ndaj Luton të vlefshme për FA Cup./Ora News/.