Invazioni rus, mbrojtësi ukrainas largohet nga skuadra e Zenit St. Petersburg

Një javë pas sulmit rus në Ukrainë, vijojnë të largohen lojtarë dhe trajnerë nga kampionati rus. Pas trajnerit gjerman Gisdol që u largua nga Lokomotiva e Moskës, sot edhe mbrojtësi ukrainas, Yaroslav Rakitskiy ka bërë të njëjtën gjë duke mbyllur aventurën në kampionatin e vendit që ka sulmuar vendin e tij.

Rakitskiy ka luajtur 54 ndeshje me kombëtaren e Ukrainës e megjithëse për herë të fundit e ka veshur në 2018 atë fanellë, si ukrainas nuk mund të qëndrone më të luante në Rusi, pikërisht vendi që ka dërguar ushtrinë për të sulmuar vendlindjen e tij.

Në fakt edhe Zeniti, skuadra e tij ka kuptuar kërkesën e lojtarit dhe i ka lejuar prishjen e kontratës me mbrojtësin teksa në këto vite ai ka luajtur 108 herë për këtë klub në kampionatin rus dhe në kupat e Europës./Ora News/.