“Task forcë” për betonieret, oficerë dhe specialistë në pikat kyçe për shkeljet në rrugë

Policia rrugore dhe drejtoria e transportit kanë krijuar një njësi task-force në bashkëpunim mes tyre për evidetimin e shkeljeve të qarkullimit dhe disiplinimin e lëvizjes së mjeteve të rënda brenda qyteteve, ndërkohë që në Tiranë lejimi i betoniereve ka rënduar ndotjen dhe trafikun. Në fokus të kontrolleve në terren do jenë edhe shoferët e transportit që abuzojnë më lincencat apo me çmimet.

Një njësi e posaçme task-force do të këtë në vëzhgim mjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin lirshëm në kryeqytet, por edhe makinat me xhama të zinj, shërbimet taksi dhe furgonë të cilët abuzojnë më çmimet.

Struktura e re është formuar nga policia Rrugore dhe të drejtoria e Përgjithshme e Trasportit.

Drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se kjo njësi do të kryejë kontrolle në terren, duke shkëmbyer informacion në kohë.

Drejtori i Transportit, Blendi Gonxhe, tha se kjo njësi do të dënojë të gjithë kundravajtësit.

Njësia task-forcë do të ketë në përbërje një grup oficerësh, të cilët do të vendosën në pika stratigjike të akseve rrugore.

Efektivët do të kenë në përdorim mjete të sofistikuara dhe për çdo paligjshmëri kanë të drejtën e vendosjes së gjobave si dhe tërheqjen e patentës dhe dërgimin e drejtuesit të mjetit në Komision.